Të shtunën është hapur xhiro e 19-të e Superligës së Kosovës në basketboll, ku Ylli fitoi ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me rezultatin 56-63, ndërsa Sigal Prishtina triumfoi në fund ndaj Bashkimit me shifrat 84-83.
Ndërsa sot, do të kompletohet kjo xhiro me dy ndeshjet e radhës:
Në ora 17:00 zhvillohet ndeshja Prizreni – Trepça dhe me fillim nga ora 19:00 zhvillohet ndeshja Peja – Istogu.
/klankosova/