Dy ndeshje interesante zhvillohen sot në Superligën e basketbollit, fokusi në Suharekë

Sot do të luhen dy ndeshje interesante në kuadër të javës së 18-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Takimi i parë dhe derbi i kësaj xhiro zhvillohet mes skuadrave verdhezi Golden Eagle Yllit dhe Pejës.

Ish-kampionët dhe kampionët do të përballen në një sfidë që pritet të jetë shumë interesante.

Therandasit janë në vendin e katërt me dhjetë fitore e shtatë humbje, derisa pejanët në vendin e dytë me 12 fitore me pesë humbje.

Ndeshje shumë e vlefshme është ai ndërmjet skuadrave prizrenase, Bashkimit dhe Proton Cable Prizrenit, që synojnë të paktën “Play-off”-in në këtë edicion.

Bashkimi është në vendin e gjashtë me gjashtë fitore e 11 humbje, kurse Prizreni në vendin e shtatë me pesë fitore e 12 humbje, andaj ky takim është shumë i rëndësishëm për të dy skuadrat.

/klankosova/

Read Previous

​Interesimi për pasaporta, për 10 ditë aplikuan 39 mijë qytetarë

Read Next

Po shkëlqen këtë sezon me Tottenhamin, Guardiola e bën objektiv kryesor për këtë verë