Dy klube italiane të interesuara në transferimin e Xherdan Shaqirit

Në dy sezonet e fundit te Liverpooli, Xherdan Shaqiri ka gjetur pak hapësira dhe në këtë merkato verore, sulmuesi me origjinë shqiptare po e mendon seriozisht largimin nga The Reds.

Për Shaqirin po flitet gjithnjë e më shumë për një rikthim në Serinë A italiane.

Lazio, falë edhe drejtorit sportive Igli Tare ka shfaqur më shumë interes për ish-lojtarin e Interit, por sëfundmi në skenë për të marrë shërbimet e 29-vjeçarit nga Gjilani ka dalë edhe Milani.

Lazio qëndron në pole-position për të firmosur me Shaqirin por vetë futbollisti preferon kuqezinjtë.

Tashmë mbetet për t’u parë se te cili nga këto dy klube do të jetë e ardhmja e Xherdan Shaqirit./Indeksonline/

Read Previous

Vdes në një aksident trafiku djali i legjendës gjermane Michael Ballack

Read Next

Gjakovës i shtohet gjallëria, bashkatdhetarët arsye