Një burrë dhe një grua, ish-bashkëshortë, janë arrestuar të dielën në Gjakovë pas një përleshjeje fizike mes vete.
Sipas njoftimit nga Policia, e dyshuara pas tretmanit mjekësor ka refuzuar strehimin dhe është kthyer te fëmijët e saj.
Bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, njoftojnë për Mediumin Syri nga Policia e Gjakovës.
Raporti i plotë i policisë:
“Janë arrestuar dy të dyshuar (ish bashkëshort) , pasi që janë përfshirë në konflikt fizik mes vete. E dyshuara grua pas tretmanit mjekësor, ka refuzuar strehimin dhe është kthyer tek fëmijët e saj, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.