Dy duele interesante sot në Superligën e Kosovës në futboll

Faza e fundit në futbollin kosovar starton sot me dy ndeshje që janë në program për tu zhvilluar në kuadër të xhiros së 28-të.

Ndeshje shumë e rëndësishme do të zhvillohet në Gjilan, ku Gjilani pret Fushë Kosovës në një sfidë që përballë janë dy skuadra që po kërkojnë mbijetesën.

Aktualisht Gjilani zë vendin e tetë në tabelë me 27 pikë, shtatë më shumë se Fushë Kosova e vendit të nëntë.

Të dyja skuadrat kërkojnë tre pikët, Gjilani për t’i ikur zonës së barazhit dhe për ta lënë mbrapa Fushë Kosovën, derisa mysafirët për t’i shtuar gjasat për mbijetesë.

Sfidë shumë interesante zhvillohet edhe në stadiumin ‘Liman Gegaj’ në Malishevë.

Malisheva kërkon tre pikët përballë Dukagjinit për tu ngritur në pozitën e tretë në tabelë, derisa klinasit synojnë të marrin pikë për të qenë më të qetë në mes të tabelës.

Të dyja sfidat e ditës së sotme zhvillohen me fillim nga ora 15:00. /Telegrafi/

Read Previous

​Lajçak: Me Kamberin diskutuam për të drejtat e njeriut dhe të pakicave

Read Next

​Të miturit në Prishtinë i gjendet arma në çantë