​Lajçak: Me Kamberin diskutuam për të drejtat e njeriut dhe të pakicave

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me deputetin shqiptar të Parlamentit të Serbisë, Shaip Kamberin.

Përmes një postimi në X Lajçak tregoi se me Kamberin ka diskutuar për të drejtatat e njeriut dhe të pakicave, të cilat sipas tij, janë kyçe për procesin e integrimit evropian.

“Si pjesë e ndërveprimeve të mia të rregullta me Ballkanin Perëndimor, pata një takim të dobishëm me Shaip Kamberin në Bruksel. Diskutuam tema të rëndësishme, duke përfshirë të drejtat e njeriut dhe të pakicave, të cilat janë çështje kyçe në procesin e integrimit evropian”, shkroi Lajçak në platformën X. /KosovaPress/

Read Previous

​Rekordi i akrobatëve, dy vëllezërit shqiptarë hyjnë në Librin e Rekordeve Guinness

Read Next

Dy duele interesante sot në Superligën e Kosovës në futboll