Dugolli: Nuk do të ndërpritet aktiviteti i FSK-së

Më 7 tetor, komandanti i FSK-së Bashkim Jashari, i kishte dërguar një letër ministrit të Mbrojtjes Ejup Maqedoncit, se nëse nuk gjendet ndonjë zgjidhje për çështjen e furnizimit ushqimit të ushtarëve, Forca e Sigurisë do t’i ndërpres aktivitetet.

Lidhur me këtë, në një konferencë për media ka folur deputeti i VV-së njëherësh anëtari i Komisionit për Siguri Enver Dugolli.

Ai tha se nuk do të ketë ndërprerje të aktiviteteve të ushtrisë së Kosovës.

“Qeveria është e përkushtuar që t’i mbështesë dhe t’i forcojë kapacitetet mbrojtëse. Prandaj i gjithë i yni si mazhorancë për këto vite nuk kemi llafe, por kemi punë. Për këtë dëshmojmë me fakte”, tha Dugolli gjatë konferencës për media.

Sot me fillim nga ora 12:00, Kuvendi i Kosovës do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme ku do të diskutohet rreth problemit për furnizimin me ushqim të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kjo seancë u thirr nga AAK-ja, e VV-ja deklaroi se nuk do të jetë pjesë e saj./21Media

Read Previous

Stërvitjet ushtarake të Kinës rreth ishullit, reagon Tajvani

Read Next

Roy Keane këshillon Anglinë ta emërojnë Pep Guardiolën si trajner