Dua Lipa fiton çmimin “Artistja Ndërkombëtare e Vitit” në NRJ Music Awards

Ceremonia e ndarjes së çmimeve NRJ Music Awards është rikthyer këtë vit në Francë, duke shpërblyer artistët ndërkombëtarë për arritjet muzikore.

Në mesin e fitueseve ishte edhe ylli shqiptar i muzikës ndërkombëtare, Dua Lipa.

Ylli i hitit “Levitating”, ka fituar çmimin “Artistja Ndërkombëtare e Vitit” në edicionin e sivjetmë të NRJ Music Awards.

NRJ Music Awards sjellë së bashku disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës franceze dhe artistët ndërkombëtar çdo vit. Fituesit zgjedhën përmes votave të publikut.

Ndërkohë, Dua nuk ishte e pranishme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, këngëtarja së fundi është rikthyer në shtëpinë e saj në Londër. 

/Telegrafi/

Read Previous

Mbi 40 pacientë po trajtohen për COVID-19, 7 prej tyre nga Shqipëria

Read Next

Evropa përfshihet nga protestat kundër izolimit