Driton Kuka: Rumania kishte nivel tjetër, sportistët tanë duhet të mbështeten në momentet e vështira

Trajneri historik i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka reaguar pas humbjes shokuese të kombëtares kosovare në futboll ndaj Rumanisë. Kuka, i njohur për sukseset e tij në xhudo, ka ndarë mendimet e tij për ndeshjen dhe performancën e ekipit kosovar.

Në një deklaratë për mediat, Kuka tha: “Rumania realisht aq sa unë e pash kishte nivel tjetër të ekipit në raport me futbollistët tanë. Loja e ekipit tonë ishte e dobët s’ka fjalë,s’kuptoj shumë në pjesën e strategjisë e taktikës në futboll, por mbramë diçka shkoj huq. Sportistët tanë e ekipi në përgjithësi duhet përkrahur kur janë në ditë të keqe e jo ndryshe! Ti përkrahim edhe më shumë në sfidat e ardhshme”, theksoi Kuka.

Reagimi i Driton Kukës është një ftesë për të gjithë që të mbështesin kombëtaren edhe në momentet e vështira, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe përkrahjes ndaj ekipit, pavarësisht rezultateve të fundit.

Read Previous

Kryeministri Kurti reagon pas humbjes së Kosovës ndaj Rumanisë

Read Next

Çfarë është heliumi dhe pse përdoret në raketa?