Drita pret Llapin në ndeshjen e fundit të xhiros së 14-të

Xhiro e 14-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll do të përfundojë sot, me ndeshjen e fundit që zhvillohet në Gjilan.

Drita dhe Llapi do të takohen në stadiumin me bari sintetik në Gjilan me fillim nga ora 13:00.

Vendasit kërkojnë tre pikët, për të vazhduar serinë e fitoreve dhe për shtuar diferencën në krye të renditjes tabelare.

Në anën tjetër Llapi ka gjashtë ndeshje pa fitore dhe kërkon këndelljen pikërisht ndaj Dritës.

Sfida mes Dritës dhe Llapit do të gjykohet nga Genc Nuza me ndihmësit Bujar Selimaj e Fatlum Jashari, derisa në VAR është Dardan Çaka dhe AVAR, Kastriot Peci. /Telegrafi/

Read Previous

Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake

Read Next

Hezbollahu lëshon breshëri raketash drejt Izraelit pas sulmeve vdekjeprurëse në Bejrut