Dreshaj: 20 mijë vaksina janë si një pikë uji në det

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga AAK-ja, Shemsedin Dreshaj, tha se duhet të sigurohen doza të tjera të vaksinës kundër virusit Covid-19. Ai po ashtu i bëri thirrje ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, që të bashkëpunojë me pararendësit e tij për menaxhimin e pandemisë.

“Në kohën e mbylljes së gastronomisë, në kohën ku 15 mijë vet janë vaksinuar jashtë vendit, ku mbi 15 mijë qytetarë shkuan drejtë Shqipërisë, ne si AAK kërkojmë prej Qeverisë që në afat sa më të shkurt të sigurohet vaksina. Të bëhet publik planin për menaxhimin e pandemisë dhe sigurimi i vaksinës. S’ka kuptim të hezitohet. S’ka logjik që njerëzit të hezitojnë për të marr vaksina. I rekomandojmë Qeverisë që të hapen bisedimet me vendet mike. Rekomandojmë që Vitia t’i bashkërendis forcat me ministrat paraprak të bashkëpunojnë më menaxhimin e situatës”, u shpreh Dreshaj në një konferencë për medie.

Tutje, ai tha se nuk ka kuptim mbyllja e gastronomisë kur jemi të rrethuar me vende që nuk janë të mbyllura.

“Realisht në kohën kur kemi një lëvizje kaq të lirë me vende që kanë rritje të rasteve, s’ka kuptim mbyllja e gastronomisë”, u shpreh ai.

“Ky hezitim ka ndodhë gjithkund, 20 mijë vaksina janë një pikë ujë në det. Unë mendoj që nuk është bërë bashkimi i forcave për promovimin e vaksinës”, tha ai.

Po ashtu, edhe doktoresha kërkoi që të ketë transparencë në planin për vaksinim./Ekonomiaonline

Read Previous

Real Madrid- Barcelona, formacionet e mundshme

Read Next

Në Zelandë të Re po lejohet organizimi i dasmave, Vesa Luma sjell pamje nga atmosfera në një dasmë shqiptare atje