Drejtoria e Bujqësisë ka planifikuar për këtë vit 300 mijë euro investime kapitale

Komuna e Gjakovës përkatësisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në kuadër të aktiviteteve të skemës së investimeve kapitale, gjegjësisht të linjës së riparimeve të pendave dhe kanaleve të ujitjes, do të realizoj projekte të shumta në rajonin e Rekës së Mirë, lugun e Carragojës dhe Dushkajë. Drejtori Haxhi Sejdiu tha se për këtë vit janë planifikuar 300 mijë euro investime.

Ndërsa vlera totale e subvencioneve që do të ndajë drejtoria e bujqësisë është 100 mijë euro.Një pjesë e kësaj shume është ndarë për serra ndërsa vlera tjetër do të jetë për sektorët tjerë.

Bujqësia është një degë e rëndësishme për rritjen e ekonomisë dhe punësimit për të gjithë komunitetin. Haxhiu tha se  duhet të rritet niveli I shfrytëzimit të burimeve tona dhe duhet të punojmë më shumë në këtë aspekt sepse bujqësia është motor i rimëkëmbjes ekonomike në komunën e Gjakovës.

Read Previous

Mbahet gara e peshkimit “Gjakova 2021”

Read Next

N’PYLL jo vetëm atraksion por edhe humanizëm