Komuna e Gjakovës përkatësisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim rural ka hapur thirrje publike për skemën e subvencioneve. Drejtori në detyrë i këtij dikasteri Haxhi Sejdiu tha se kësaj radhe fermerët do të mbështeten me motokultivator të vegjël dhe të mëdhenj, pllugj, freza dhe mbjellëse misri.
Një fermer nuk mund të përkrahet me dy pajisje dhe se ata që duan të jenë përfitues duhet të plotësojnë kriteret.
Fermerët e komunës së Gjakovës kanë afat që të aplikojnë deri me 12 dhjetor të këtij viti.