Drejtoria e Arsimit në Gjakovë, në një postim në rrjetin social Facebook ka reaguar për tragjedinë që ndodhi mbrëmë në fshatin Jabllanicë të Gjakovës.
Mbi këtë ngjarje tragjike DKA u ka shprehur ngushëllime familjeve dhe kolektivit të shkollave ku ishin nxënësit, Ramë Mehmeti, Ideal Rama dhe Veton Morina.
Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë ditës së djeshme ku tre fëmijet ndodheshin brenda një objekti të pabanuar përreth 25 vjet e që më pas ndodhi edhe shembja e pllakës duke u gjetur kështu nga bashkëfshatarët pa shenja jete.