Drejtori i përgjithshëm i PK-së, kolonel Gazmend Hoxha, viziton zyrtarët policorë në veri të vendit

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka vizituar njësitet e policisë në Jarinje, Leposaviq, Bërnjak dhe në Banjskë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, Hoxha bisedoi me zyrtarët policorë, të cilët ishin në kryerje të detyrave, duke u interesuar për gjendjen e përgjithshme, sfidat dhe vështirësitë.

Tutje thuhet se delegacioni nga Prishtina, u prit edhe nga zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë për veriun, Veton Elshani i cili i njoftoi rreth gjendjes së përgjithshme të sigurisë në veri.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë vizitoi dhe vuri kurorë me lule, në vendin e rënies së heroit të Kosovës, Enver Zymberi. /RTKlive/

Read Previous

Policia shqipton 1676 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Read Next

Rama: Nga 1 korriku rroga mesatare e mësuesve në Shqipëri do të jetë 950 euro në muaj