Është zhvilluar ceremonia e Laureatëve të Vitit në basketbollin kosovar në të dyja konkurencat.
Në Laureatët 2023, do të nderohen më të mirët e basketbollit të Kosovës për vitin që po e lëmë pas, si dhe ata që kanë dhënë kontribut të çmuar në sportin e basketbollit.
E me çmim në këtë mbrëmje është nderuar edhe Ideal Bakija, drejtor i KB “Vëllaznimi”, i cili është shpallur si Punëtori më i dalluar i vitit nga Federata e Basketbollit të Kosovës.