Drejtori i CIA-s: Rusia rrezikon të shndërrohet në një koloni ekonomike kineze

Rusia rrezikon të shndërrohet në një koloni ekonomike e Kinës, pasi izolimi i saj po përkeqësohet pas pushtimit të Ukrainës, tha sot drejtori i CIA-s, William Burns, sipas “The Guardian”.

Deklarata e tij erdhi gjatë një takimi të zhvilluar në universitetin ”Rice”, në Hjuston, Teksas, shkruan ANSA.

“Rusia po bëhet gjithnjë e më e varur nga Kina dhe, në një farë mënyre, rrezikon të bëhet një koloni ekonomike e Kinës me kalimin e kohës, nga e cila varet eksporti i burimeve të saj të energjisë dhe lëndëve të para”, tha Burns. /abcnews.al

Read Previous

FMN ul pritshmëritë për Shqipërinë, rritja ekonomike do të jetë me 2.2%

Read Next

Më 19 prill Juventus mëson fatin e 15 pikëve të hequra