Drejtori i AKI-së: Situata në Veri është stabile

Petrit Ajeti, drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, të mërkurën e 4 gushtit ka raportuar me dyert të mbyllura para deputetëve të Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, pas përshkallëzimit të situatës në Veriun e Kosovës.

Ndonëse mbledhja u mbajt pa praninë e mediave, kryetarja e këtij komisioni, Ganimete Musliu, me të mbaruar raportimi i drejtorit të AKI-së, para mediave ka dhënë detaje për temat të cilët janë diskutuar në komision.

Sipas Musliut, drejtori i AKI-së ka deklaruar se situata në Veri është stabile.

“Duke pasur parasysh rrethanat në veri për reciprocitet ne si komision e kemi ftuar drejtorin dhe ai i ka përgjigjur ftesës pozitivisht dhe ka raportuar. Për momentin është se gjendja e sigurisë është stabile në Veri dhe organet kompetente janë gjendje gatishmërie që siguria e Kosovës të mos cenohet në asnjë mënyrë. I falënderoj qytetarët serbë për bashkëpunimin dhe i inkurajoj të vazhdojnë bashkëpunimin me shtetin e Kosovës dhe të mos bien pre e provokimeve nga Beogradi zyrtar”, ka thënë Musliu. /Albanianpost.com

Read Previous

ShSKUK: Në klinikat e QKUK-së po trajtohen 70 pacientë nga COVID-19

Read Next

Gjermania me masa të reja kundër COVID-19