Dragica Gashiq ka dhënë intervistë për gazetën “Kuriri” të Serbisë, ku ka deklaruar që “Nuk kam mundur të përballoj torturën mediale dhe presionin e 11 organizatave jo qeveritare të Gjakovës, të cilat kanë kërkuar me automatizëm largimin tim nga qyteti”, 59 vjeqarja Gashiq ka deklaruar pasi është takuar me ministrin serb Petkoviq, të cilit i ka deklaruar kinse në çfarë torture ka jetuar, “më kane sulmuar me gurë, mi kanë thyer xhamat dhe roletat, mi kanë vendosur fotot në mure ku shkruante qe kemi me të mbyt, kjo ka ndodhur çdo natë në çdo orë, kam qenë nervoze gjatë gjithë kohës”.
Por, pastaj 59 vjeqarja Gashiq deklaron që polica më ruan çdo kohë, edhe thot “Parëmbremë kam ikur sepse skam mundur ta duroj torturen dhe gjëndjen e rëndë në qytetin e Gjakovës dhe kam thirrur motren time dhe ka ardhë me ka marrë, kam pasur frik, sepse prej asaj nate jam duke pirë bensidina dabell doz, sot kam ardhur në Graqaniçë që të takohem me subjektet politike shtetërore të Serbis dhe ti lus për ndihmë, mua më duhet një kamerë, më duhet një telefon për tu degjuar me femijët e mi, kurse ushqimin nuk më duhet sepse e kam marketin në afërsi të banesës me të cilët nuk kam asnjë problem, polica dje ka ardhur pas meje vetëm që të vërtojnë që ndonjë njeri mos po më ngacmon, dhe me të vertet nuk më ka ngacmuar askush, kështu që nuk kam asnjë lloj ankese për puntorët e policisë dhe per pronarët e marketit”.