Dr. Roka tregon si duhet të trajtohet kanali i lotëve të bllokuar tek fëmijët

Kanalet e bllokuara të lotit janë shumë të zakonshme tek të sapolindurit, pasi që tek disa fëmijë mund të ndodhë që kanali i lotit të jetë i ndërtuar në mënyrë të pjesshme për shkak të prezencës së një valvule të ndërtuar nga një substancë fibroze, e cila shpesh hapet gjatë javëve të para të jetës, dhe në disa raste edhe më vonë. Për këtë arsye shpesh tek fëmijët shkarkimi i lotëve bllokohet duke shkaktuar një dalje shumë të madhe lotësh nëpërmjet kapakut të syrit, tregon Dr.Shukrene Roka oftalmologe, duke vënë theksin tek skuqja dhe acarimi i kapakëve të syve të fëmijëve.

Se çfarë duhet të bëjnë nënat e reja nëse kuptojnë që fëmija e ka kanalin e lotit të bllokuar, rekomandimet i tregon doktoresha Roka.

Tutje, oftalmologia Roka thekson se kanalet e lotëve të bllokuara mund të vijnë nga bakteret, papastërtitë dhe viruset, dhe kështu foshnjat hasin në kanale të bllokuara, pasi lëkura e tyre është aq e re dhe merret me ndikimet e mjedisit rreth tyre.

Read Previous

Shtohen kërkesat për adoptim, bie numri i fëmijëve të braktisur në Kosovë

Read Next

New York Herald Tribune në vitin 1938, festimet para dasmës mbretërore dhe deklarata e Geraldinës