Dr.Mati: Paisjet teknologjike të dëmshme për sytë e fëmijëve

Çdo ditë e më shumë vihet re një rritje e ndikimit të teknologjisë në jetën tonë. Teknologjia është pjesë e pandashme në shumë sfera, jo vetëm e të rriturve por së fundmi edhe te fëmijët. Te këta të fundit vihet re një rritje e përdorimit të telefonave e fatkeqësisht numri i fëmijëve me probleme në shikim po rritet çdo ditë e më shumë.  Një ndikim të rëndësishëm në rritjen e kësaj dukurie mendohet të këtë përdorimi i tepruar i pajisjeve teknologjike, gjë të cilën e mbështet dhe doktor Avni Mati, oftalmolog duke rekomanduar që celularët të mos përdorën më shumë se një orë e gjysmë.

Oftalmologu Mati u sugjeron prindërve që tu kushtojnë më shumë rëndësi fëmijëve, që të kënë qëndrim të kontrolluar para teknologjisë.

Doktori theksoj se përdorimi i paisjeve teknologjike po gjenë një përhapje të gjerë në gjithë botën. Pajisjet e reja të teknologjisë, janë joshëse për të gjithë, përfshirë edhe fëmijët dhe të rinjtë. Por, ekspertët, tërheqin vërejtjen se ekspozimi i gjatë para ekranit, qoftë të një telefoni, kompjuteri apo televizori, mund të bartë pasoja për shëndetin e fëmijëve.

Read Previous

Ka filluar restaurimi i kullës se Ramë Zeqës në Brovinë

Read Next

5 të hëna rresht pushim në Kosovë, qytetarët mendojnë që ligji për festa zyrtare duhet të ndryshojë