Mbrojtja e shëndetit dhe përkujdesja sociale luajnë një rol të rëndësishëm në jetën e të moshuarve, me qëllimin që gjithnjë e më shumë njerëz të mund të plaken shëndetshëm. E kur është fjala për temperaturat e larta, profesionistët e fushës thonë se personat e moshuar duhet të jenë shumë të diciplinuar me vetën e tyre, sa i përket ekspozimit në ditë të vapës.
Lleshi tutje shton se personat e moshuar mund të shkojnë në bregdet, por që në periudhën kohore nga 11:00 deri në orën 16:00, kujdesi duhet të jetë në nivel të lartë dhe ekspozimi në diell të jetë i kufizuar.
Megjithatë të gjithë ata që duan të vizitojnë bregdetin domosdo duhet të bëjnë një kontrollë paraparake tek mjeku i tyre, në mënyrë që të shmanget rreziku për cfardo problemi shëndetësor, përfundon Lleshi.