Dr. Dashurie Koshi flet për të mirat e shërbimeve fizioterapeutike

Dr. Dashurie Koshi përpara se të fillojë të flasë për shërbimet fizikale dhe gjithë rëndësinë e tyre bëri thirrje tek qytetarët të respektojnë masat anti covid sepse vetëm kështu do t’i vijë fundi kësaj të keqe të madhe.

Dr. Dashurie tregoi që qendra e saj që merret me terapi fizikale rehabilituese ka 27 vite që funksionon duke kaluar ne etapa të ndryshme zhvillimi. Ajo theksoi që edhe mëyra e trajtimit të pacientëve ka ndryshuar duke qenë se mjekësia është proces fleksibil dhe elastik që i përshtatet kohës dhe vendit.

Dr. Koshi theksoi se shërbimi i tyre është shërbim ambulantor, i tipit që vjen pacienti trajtohet dhe kthehet në shtëpi. E pyetur për pacientët ajo tha se pacientët janë shumë të veçantë andaj dhe trajtimi i tyre duhet të jetë individual.

Për këshillat, sugjerimet dhe kujdesin ndaj pacientit nga dr. Dashurie Koshi mund ta ndiqni në videon më poshtë:




Read Previous

Lopard 2, tanku gjerman tregon se është prej më të mirëve – gotat me verë që ishin vendosur në top nuk lëvizin pavarësisht “akrobacioneve”

Read Next

Punëtorëve të Trepçës iu del paga për muajin janar