Lopard 2, tanku gjerman tregon se është prej më të mirëve – gotat me verë që ishin vendosur në top nuk lëvizin pavarësisht “akrobacioneve”

Ushtria gjermane gjithmonë lavdërohet me tankun e saj Leopard 2 për shkak të saktësisë në gjuajtje, shpejtësisë gjatë aksioneve luftarake dhe sigurisë për ushtarët brenda saj.

Konsiderohet një prej tankeve më të avancuara të ushtrive nëpër botë, e këtë e dëshmon më së miri një video e publikuar së fundmi, transmeton Telegrafi.

Në të shihen disa ushtarë duke i vendosur mbi top dy gota me verë, të cilat i vështronin nga afër një grup gazetarësh.

Kur mendohej se ato do të binin dhe derdheshin në tokë, ndodhi e kundërta – shoferi manovroi me tankun por gotat mbetën të paprekura – madje as vera brenda tyre nuk lëkundej.

E ky veprim po e dëshmon se sa e avancuar është inxhinieria gjermane, pasi ky tank tashmë ka një histori të bujshme dhe është një prej mjeteve më të kërkuara në botë. /Telegrafi/

Read Previous

Paraburgim për pjesëtarin e policisë

Read Next

Dr. Dashurie Koshi flet për të mirat e shërbimeve fizioterapeutike