Nga sot zyrtarisht Ardian Jusufi është UD i drejtorit në Spitalin ‘’Isa Grezda’’ në Gjakovë. Për kamerën e Tv Syri, Jusufi ka thënë se kemi mjaft punë para vetës duke filluar me problemet aktuale në këtë spital.
Drejtori i sapo emëruar gjithashtu bëri të ditur edhe për procesin e shkarkimeve të drejtorit shëndetësor dhe atij infermieror.
Gjithashtu bëjmë të ditur se Dr. Ardian Jusufi lindi më 31.08.1973 në Gjakovë. Studimet e para i kreu në vendlindje kurse ato të larta në Prishtinë pranë fakultetit të mjekësisë gjatë viteve 1992-1998. Punën në repartin e urologjisë e filloi në Spitalin e Gjakovës “Isa Grezda” në vitin 1998, kurse më 1 janar 2000 në repartin e urologjisë në Sarajevë filloi specializimin për t’i përmbyllur në vitin 2004 duke u bërë kështu specialist i urologjisë. Kontributin e tij profesional Jusufi ka vite që e ushtron në repartin e urologjisë pranë spitalit të Gjakovës “Isa Grezda”.