Në nëntor, një dorëshkrim i rrallë që përmban një pasazh nga libri “Mbi origjinën e specieve” të Charles Darwin-it do të shitet në ankand.
Ai thuhet se është dorëshkrimi më i rëndësishëm i Darwin-it që është shfaqur në ankand dhe pritet të arrijë midis 530 mijë dhe 700 mijë paund.
Në një sondazh publik, “Mbi origjinën e specieve” u votua në vitin 2015 si libri akademik më me ndikim i shkruar ndonjëherë.
163 vjet që nga botimi, disa nga shënimet dhe fletët e dorëshkrimit të Darwin-it kanë mbijetuar. Ato konsiderohen si jashtëzakonisht të rralla.
Sipas shtëpisë së ankandeve Sotheby’s, dorëshkrimi ishte vendosur gabimisht si një fletë nga një draft i punës i botimit të tretë të librit “Mbi origjinën e specieve”.
Vepra u shkrua nga Darwin-i në vjeshtën e vitit 1865, katër vjet pas botimit të tretë “Për origjinën e llojeve”, në përgjigje të një kërkese nga redaktori Hermann Kindt.
Kindt i kishte shkruar Darwin-it duke kërkuar një mostër të dorëshkrimit të tij për ta ribotuar në revistën e tij, e cila fokusohej në figurat më të shquara të epokës.
Kështu, Darwin-i i dha atij fletën e dorëshkrimit që tani do të dalë në ankand.
Sipas shtëpisë së ankandeve, ky ishte një “gjest i rrallë nga një burrë me shkrim dore jashtëzakonisht të padepërtueshëm”, i cili shpesh firmoste emrin e tij.
“Teksti revolucionar i Darwin-it mbi origjinën e specieve arriti të krijojë një Libër të Zanafillës për epokën moderne dhe do të ishte e vështirë të mbivlerësohej ndikimi që pati jo vetëm në shkencën dhe kulturën e shekullit të XIX-të, por edhe te mendimtarët dhe brezat pasardhës”, ka thënë Richard Austin, nga Sotheby’s.
Ai ka shtuar se ndjehet krenar që shtëpia e ankandeve do të ofrojë dorëshkrimin më të rëndësishëm të Darwin-it, duke vazhduar historinë e gjatë të Sotheby’s për ofrimin e dokumenteve dhe artefakteve më të rëndësishme në historinë e mendimit.
Ankandi po ashtu do të paraqesë shembuj të tjerë të punës së rëndësishme të Darwin-it, të tilla si një botim i parë “Mbi origjinën e specieve”.
Sakaq, ai do të zhvillohet online nga 25 nëntori deri më 9 dhjetor.
/The Guardian/Albanianpost.com/