Dorëhiqet një gjykatës në Hagë

Gjykatësi Kenet Roberts është larguar nga regjistri i Gjykatësve Ndërkombëtarë në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë.

“Të premten, më 2 maj, gjykatësi Kenet Roberts informoi Kryetaren e Dhomave të Specializuara Ekaterina Trendafilova se ai do të tërhiqet nga Regjistri i Gjykatësve Ndërkombëtarë për shkak të mungesës së kohës dhe prioriteteve të ndryshme”, njofton Speciaja.

Kryetare Trendafilova shprehu mirënjohje për kontributin e gjykatësit Roberts në kornizën ligjore të Dhomave të Specializuara. “Dëshiroj t’i shpreh mirënjohjen gjykatësit Roberts për kontributin e tij të vyer në hartimin dhe zhvillimin e Rregullores së Procedurës dhe të Provave. Do ta ndiejmë shumë mungesën e tij si koleg i ditur e me përvojë,” u shpreh gjykatëse Trendafilova./rtklive

Read Previous

Biden gjithë frikë për raportet ShBA-Evropë

Read Next

Gjendet punishte armësh në veri të Mitrovicës