Dorëhiqet ministrja e Mbrojtjes gjermane, Christine Lambrecht

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga posti i saj, pas kritikave të shumta që ka marrë lidhur me qëndrimin e Berlinit kundrejt luftës në Ukrainë.

Në letrën e dorëheqjes të prezantuar për kancelarin gjerman, Olaf Scholz, Lambrecht bën me dije se për shkak të vëmendjes së madhe mediatike kundrejt personit të saj, u la mënjanë vërtetimi i fakteve dhe debati i qëmotshëm në Gjermani, lidhur me modernizimin e Ushtrisë dhe shtimin e kapaciteteve.

“Puna e vyer dhe e vlefshme e ushtarëve dhe shumë njerëzve në departamentin ku unë punova, duhet të vijojë më tej”, shkruan 57-vjeçarja në letrën e saj, e cila e mori mandatin nga kancelari Scholz në dhjetor 2021.

/Albanianpost.com

Read Previous

Ishte në arrati për tri dekada, policia italiane arreston bosin më të kërkuar të mafias

Read Next

Rusia dhe Bjellorusia nisin stërvitjet e përbashkëta ushtarake duke ngjallur frikën për një ofensivë të re në Ukrainë