Donnaruma emërohet lojtari më i mirë në Euro 2020

Gianluigi Donnarumma është zgjedhur lojtari më i mirë në Euro 2020.

Portieri italian kishte paraqitje mbresëlënëse në këtë Kampionat Evropian, duke ndihmuar Italianë që të fitonte trofeun e dytë në histori.

Donnarumma pati një paraqitje jetike që nga faza e grupeve, deri në finale të Euro 2020.

Me pritjet e tij vendimtare në finalen e zhvilluar në Wembley Stadium, portieri bëri që ndeshja të shkonte në vazhdime dhe më pas në ekzekutimin e penalltive.

Në 11 metrash, Donnarumma priti dy gjuajtje, gjersa Italia fitoi 3-2, duke marrë kështu trofeun e dytë në histori.

Kujtojmë se Leonardo Bonucci u përzgjedh si lojtari i finales Euro 2020, pas golit të shënuar për ta dërguar ndeshjen në vazhdime, por edhe gjatë lojë kishte ndërhyrje vendimtare. /Telegrafi/

Read Previous

Ministri i Brendshëm Sveçla: Pensionimi i hershëm i zyrtarëve policor, ndër prioritetet tona kryesore

Read Next

Mediumi slloven: Thaçi ka kërkuar të mbrojë veten nga një arrest shtëpiak në Slloveni