Donald Tusk: “Nëse Evropa është e pafuqishme, ajo nuk do të mbijetojë”

Creator: Pietro Naj-Oleari © European Union

Sipas kryeministrit polak, Donald Tusk, vendi i të cilit mori Presidencën e Bashkimit Evropian në fillim të këtij viti, ka shprehur shqetësim mbi “pafuqinë e Evropës dhe mbijetesën e saj”.

“Le të bëjmë gjithçka që Evropa dhe Polonia të mos paguajnë çmimin më të lartë për lirinë, për forcën, për sovranitetin. Le të bëjmë gjithçka për ta bërë Evropën përsëri të fortë”, tha kryeministri polak Donald Tusk në fillimin e presidencës polake të Këshillit të BE-së.

Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në koncertin gala në Varshavë të premten për shkak të pneumonisë që e detyroi të anulonte të gjitha angazhimet e saj.

Mungesa e presidentit polak, Andrzej Duda, megjithatë, ka një rëndësi politike, nisur nga konfliktet e tij me Tusk.

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, tha nga ana tjetër se “Polonia po merr timonin e BE-së në kohën më të mirë të mundshme. Në fakt, vitaliteti i demokracisë polake dhe ndjenja e identitetit kombëtar forcojnë të gjithë Bashkimin Evropian”.

Costa nënvizoi se “Ukraina duhet të mbetet prioriteti ynë kryesor”. /Albanianpost.com

Read Previous

Rikthimi i Ronaldos në Evropë? Portugezi lë gjithçka të hapur

Read Next

Ukrainaset e trajnuara në Kosovë po çminojnë vendin e tyre