Donald Trump do të marrë pjesë në hapjen e Katedrales Notre Dame në Paris

Creator: Alex Brandon | Credit: The Associated Press

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi të hënën se të shtunën (7/12) do të jetë në Francë për të marrë pjesë në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre-Dame, në të cilën janë ftuar jo më pak se pesëdhjetë krerë shtetesh dhe qeverish.

“Kam nderin të njoftoj se do të udhëtoj në Paris, Francë të shtunën për të marrë pjesë në rihapjen madhështore të Katedrales madhështore dhe historike Notre Dame, e restauruar plotësisht pas një zjarri shkatërrues pesë vjet më parë”, tha miliarderi përmes Truth Social.

Ai nuk nguroi të përmendte “punën e mrekullueshme” të mbikëqyrur nga presidenti francez Emmanuel Macron. /abcnews.al

Read Previous

Masa për operatorët kabllorë, rregullorja e re e KPM-së hyn në fuqi nga 1 janari

Read Next

FIFA refuzon të kompensojë punëtorët e Kupës së Botës në ‘Katar 2022’