Dominim absolut i Red Bullit, rekord i ri në Formula 1

Për herë të parë në histori të Formula 1, një skuadër ka fituar 12 gara me radhë!

Ky rekord i ri u vendos sot, pasi Red Bulli dominues absolut fitoi edhe një tjetër garë, atë të Hungarisë. Rekordi deri më sot mbahej nga skuadra e McLaren, që kishte fituar 11 gara me radhë.

Fitues i garës së sotme ishte i zakonshmi Max Verstappen, që po shkon lehtësisht drejt titullit kampion, ndërsa pas tij përfunduan Lando Norris dhe Sergio Perez. Personalisht për Verstappenin kjo ishte gara e shtatë me radhë që e fiton.

U mendua se gara e sotme do të ishte më interesante, pasi që Lewis Hamiltonpërfundoi i pari dje në kualifikime dhe e nisi i pari sot garën, por Verstappen e mori vendin e parë me të filluar gara dhe nuk e lëshoi më atë deri në fund. Hamiltongarën e përfundoi në vendin e katërt.

Më të zhgënjyerit e ditës së sotme padyshim që janë garuesit e skuadrës Alpine. Garuesit Ocon Gasly u përplasen mes vete në xhiron hapëse të garës dhe që të dy dolën nga gara menjëherë.

Kështu, në një prej sezoneve jo fort interesante në Formula 1, titulli i Verstappenit mbetet vetëm çështje kohe.

Gara e ardhshme zhvillohet fundjavën e ardhshme në Belgjikë.

/topsporti/

Read Previous

Shembet ura në qytetin Patras të Greqisë, një i vdekur dhe tetë të lënduar

Read Next

Moti sot