Dogana konfiskon 207 lloje të ilaçeve pa banderola në një barnatore

Foto ilustruese e barnave

Dogana e Kosovës ka konfiskuar 207 lloje të ilaçeve pa banderola në një hapësirë të fshehur brenda një barnatore në Pejë.

Përmes një njoftimi në Facebook, bëhet e ditur se produktet farmaceutike dyshohet se janë futur në treg në mënyrë të paligjshme.

“Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë realizuar një kontroll në një barnatore në Pejë, nën dyshimin për posedim të barnave të kontrabanduara. Gjatë kontrollit, në një hapësirë të fshehur brenda objektit, janë gjetur produkte farmaceutike pa banderola, të cilat dyshohet se janë futur në treg në mënyrë të paligjshme. Si rezultat i këtij operacioni, janë konfiskuar 207 lloje të ndryshme të barnave, në një sasi totale prej 738 copë. Dogana e Kosovës vazhdon të jetë e përkushtuar në luftën kundër kontrabandës dhe në mbrojtjen e shëndetit publik, duke ndërmarrë masa të rrepta ndaj të gjithë atyre që shkelin ligjin dhe vënë në rrezik sigurinë e qytetarëve”, thuhet tutje në njoftimin e Doganës. /Klankosova.tv/

Read Previous

“Votat nga diaspora, përcaktuese për formimin e qeverisë”

Read Next

Futbolli drejt transformimit? FIFA do të diskutojë për ndryshime të mëdha në rregullore