Dogana dhe Policia e Kosovës sekuestrojnë cigare të kontrabanduara në vlerë prej mbi 15 mijë euro

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë arritur të kapin cigare të kontrabanduara në vlerë prej mbi 15 mijë euro.

Kështu të paktën ka bërë të ditur Dogana e Kosovës përmes një njoftimi për media.

Oficerët doganor në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, kanë identifikuar një automjet transportues i dyshimtë i cili fillimisht nuk i është bindur urdhrave të zyrtarëve doganor për t’u ndaluar dhe ka tentuar të ikë.

“Mirëpo falë profesionalizimit te zyrtarëve doganor dhe policor është arritur që të ndalohet automjeti kurse vozitësi ka ikur nga vendi i ngjarjes”.

Dogana e Kosovës në këtë rast në automjetin në fjalë ka gjetur 250 mijë copë cigare pa banderola të kontrabanduara.

“Shmangiet e llogaritura nga taksat e aplikueshme janë 15 mijë e 885 Euro”, ka bërë të ditur Dogana e Kosovës.

Lidhur me kete rast është njoftuar Prokuroria dhe kanë filluar hetimet penale, automjeti dhe mallrat (cigare) janë sekuestruar. /Albanianpost.com

Read Previous

Senatori amerikan: Turqia është kërcënimi më i madh për Mesdheun Lindor

Read Next

Qentë endacak, përsëri rrezik për qytetarët