“Do të jemi në finale të Ligës së Kampionëve”

Ka kohë që Real Madridi nuk e ka nisur më keq sezonin në garën më të madhe evropiane për klube, Ligën e Kampionëve.

Në pesë ndeshjet e para në ‘Champions’, Los Blancos kanë marrë vetëm dy fitore dhe kanë pësuar tre disfata.

Lille, Milan dhe së fundmi Liverpool u përkujdesën për t’i mposhtur kampionët e Evropës, të cilët kanë triumfuar ndaj Stuttgartit dhe Dortmundit.


Real Madridi aktualisht zë vendin e fundit (24) që i dërgon në ‘Play-Off’, derisa kanë mbetur edhe tre ndeshje për t’u luajtur.

Megjithatë Carlo Ancelotti përkundër këtij fillimi të vështirë beson se skuadra e tij do të luaj në Munich, në finalen e Ligës së Kampionëve.

“Mos harroni se Real Madridi do të jetë në finalen e Ligës së Kampionëve në Munich”.

“Ne do të jemi atje”, ishte mesazhi që Ancelotti i ka dërguar Alberto Cerrutit për emisionin Ellaguero. /Telegrafi/

Read Previous

Satelitët e Elon Musk mbi qiellin e Kosovës

Read Next

Kina dënon me 7 vjet burgim për spiunazh një ish-gazetar