DnV thirrje për garë të drejtë dhe debat përmbajtësor në fushatën zgjedhore

Demokracia në Veprim (DnV), me nisjen zyrtare të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit 2026, ka prezantuar planin për vëzhgimin e procesit zgjedhor dhe u ka bërë thirrje subjekteve politike që të respektojnë standardet e garës dhe të fokusohen në debat programor.

DnV vlerëson se aktivitetet e parafushatës dhe komunikimi elektoral kanë nisur më herët, ndërsa shpreh shqetësim për vendime qeveritare që, sipas tyre, kanë ndikuar në barazinë e garës, përmes shpërndarjes së pakove financiare.

Gjatë 10 ditëve të fushatës, DnV do të monitorojë shpenzimet e subjekteve në rrjetet sociale, përmbajtjen e sponsorizuar, si dhe gjuhën e urrejtjes, dezinformimin dhe lajmet e rreme në media online.

Po ashtu, do të vëzhgohen edhe mediat tradicionale për të vlerësuar nëse respektohet balanca në mbulimin e subjekteve politike dhe kandidatëve.

Në ditën e zgjedhjeve, DnV do të angazhojë rreth 500 vëzhgues në vendvotime, ndërsa pas procesit do të monitorojë edhe numërimin e votave në nivel komunal dhe qendror.

Të gjeturat nga vëzhgimi do të publikohen përmes një deklarate preliminare dhe më pas në raportin përfundimtar me rekomandime për procesin zgjedhor. /RTKlive

Read Previous

OVL-UÇK kundër Prokurorisë Speciale: Po sulmohet e vërteta historike

Read Next

OpenAI po përgatit mbrojtje kundër sulmeve kibernetike dhe dezinformimit