DnV-ja: Fushata e qetë, masat anti-Covid u shkelën

Demokracia në Veprim, ka vlerësuar se fushata për zgjedhjet e 14 shkurtit është zhvilluar në atmosferë të qetë, raporton Ekonomia Online.

Në konferencën për medie të mbajtur të shtunën, Vetom Mula nga DnV-ja ka përmendur mos respektimin e masave anti-Covid nga subjektet politike.

Ai po ashtu ka thënë se takimet e partive dhe kandidatëve për deputetë s’janë lajmëruar në Komisionet Komunale.

Sipas tij, programet e partive politike s’kanë dalluar nga ato të kaluarat. Ai përmendi edhe përfaqësimin e ulët të grave në emisione televizive.

“Ne kemi përcjellë pjesën kryesore të fushatës dhe mendojmë që ka qenë atmosferë e qetë me një numër të konsiderueshëm të aktiviteteve dhe jo të gjitha kane qenë të lajmëruara në institucione”.

” Mosrespektimi i masave ka qenë evident. Ndonëse shumë organizime kanë ndërruar formën e tyre, orientimi i subjekteve është si më parë. Poashtu elementët e gjuhës  së urrejtjes nuk kanë munguar. Programet politikë kane qenë me shumë vonesë  të publikuara nga të gjitha partitë politike, dhe prezenca e grave ishte më e ulët. Pra edhe gjate kësaj fushate subjektet politike nuk u kanë ofruar grave përfaqësim të barabartë”, tha ai.

Muja në emër të DnV-së, u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje, ndërsa partive politike për maturi. Ai tha se DnV-ja ka 498 vëzhgues ndërsa  do të jenë të vendosur 100 ekipe mobile.

Read Previous

Gjobiten 527 persona për mosmbajtje të maskës

Read Next

​Mario Draghi bën betimin për të qeverisur Italinë​Mario Draghi bën betimin për të qeverisur Italinë