​Mario Draghi bën betimin për të qeverisur Italinë​Mario Draghi bën betimin për të qeverisur Italinë

Mario Draghi bëri betimin sot pasi mori një ditë më parë një shumicë të konsiderueshme parlamentare dhe pasi ka prezantuar qeverinë e tij, me misionin për të nxjerrë Italinë nga kriza politike dhe shëndetësore.

Draghi, i ashtuquajtur “Super Mario” për rolin e tij në krizën e borxhit të zonës euro në 2012, do të bëjë betimin para Senatit të mërkurën dhe më pas të enjten para Dhomës së deputetëve për votëbesimin që do t’i japë legjitimitetin përfundimtar qeverisë së tij.

Ish-presidenti i Bankës Qendrore Evropiane (BQE), zgjedhur nga presidenti i Republikës, Sergio Mattarella për të pasuar Giuseppe Conte, i detyruar të jepte dorëheqjen pas prishje së koalicionit, ka zgjedhur një njeri të besuar Daniele Franco, për ministrinë kyçe të Ekonomisë.

Franco, 67 vjeç, i konsideruar si një prej ekspertëve më të mirë të financave publike të gadishullit, kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në Bankën e Italisë, ku Draghi ka qenë guvernator, derisa u bë numri dy në fillim të vitit 2020.

Mario Draghi, megjithatë, luajti vazhdimësi në disa pozicione të tjera të rëndësishme. Ai kështu konfirmoi Luigi Di Maio, zyrtar i lartë i Lëvizjes Populiste 5 Yje (M5S), si ministër i Punëve të Jashtme, teknokraten Luciana Lamorgese në atë të Ministrit të Brendshëm dhe Roberto Speranza, nga partia e vogël e majtë LEU, në postin e ministrit të Shëndetësisë.

Kreu i ri i qeverisë ka përzier me shkathtësi teknokratë dhe udhëheqës politikë, duke zgjedhur personalitete kompetente nga të gjitha partitë që i kanë ofruar mbështetjen e tyre, pa u bërë thirrje udhëheqësve./Atsh/

Read Previous

DnV-ja: Fushata e qetë, masat anti-Covid u shkelën

Read Next

Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i njohur Andon Qesari