Djali i Kadri Veselit s’dëshiron të komentojë ndërsa hyn në Gjykatën Speciale: S’do të deklarohemi për momentin

Klestor Veseli, djali i ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli nuk ka dashur të komentojë duke hyrë në Gjykatën Speciale, ku pas pak pritet të nisë seanca ku do të shpallet aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

I pyetur nga T7 për pritjet e tij sot, Klestor Veseli u shpreh shkurtimisht: “Jo. Faleminderit shumë. Nuk do të deklarohemi për momentin”.

Gjykata Speciale do ta shpallë sot aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë që prej nëntorit të vitit 2020, nën akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Read Previous

Ish-ambasadori Bimo: Procesi në Hagë është politik, nuk ka lidhje me luftën

Read Next

Enver Hoxhaj para se të hyjë në Gjykatën e Hagës: Betejës së fundit për liri sot i vjen fundi!