Enver Hoxhaj para se të hyjë në Gjykatën e Hagës: Betejës së fundit për liri sot i vjen fundi!

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka publikuar mëngjesin e sotëm një fotografi para Dhomave të Specializuara në Hagë, pak para se të hyjë brenda për të përcjellë nga afër shpalljen e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

“Betejës së fundit për liri sot i vjen fundi!”, ka shkruar Hoxhaj krahas fotografisë së publikuar në Facebook.

Sot, më 16 shtator, në orën 10:00, është planifikuar shpallja publike e aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, pas një procesi gjyqësor që ka nisur në prill të vitit 2023.

Hoxhaj ndodhet në Hagë për ta përcjellë nga afër këtë moment. Përveç familjarëve të liderëve të UÇK-së që ndodhen brenda sallës ku do të shpallet aktgjykimi, i pranishëm është edhe Enver Hoxhaj, mik i ngushtë dhe bashkëpunëtor shumëvjeçar i ish-krerëve të UÇK-së.

Read Previous

Djali i Kadri Veselit s’dëshiron të komentojë ndërsa hyn në Gjykatën Speciale: S’do të deklarohemi për momentin

Read Next

Gucati iu drejtohet qytetarëve: Mos u ndikoni prej Vudi Xhumshitit