Dita e shtatë që Kosova po përballet me zjarret, MPB jep detaje për vatrat aktive

Janë bërë shtatë ditë prej kur Kosova po përballet me situatën e zjarreve në disa rajone.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se aktualisht zjarre ka në Parkun Kombëtar të Bjeshkëve të Nemuna në Shtupeq të Pejës.

Përmes një njoftimi për media, MBP-ja thotë se janë angazhuar me kapacitete të plota ekipet e zjarrfikësve, Policia e Kosovës, pjesëtarë të FSK-së, autoritetet e Parkut dhe ndërmarrjet publike dhe KFOR-i.

Njoftimi plotë:

Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon të përballet me situatën e zjarreve

Ministria e Punëve të Brendshme me të gjithë mekanizmat e saj, tash e shtatë ditë po vazhdon të ballafaqohet me situatën e zjarreve të krijuara si pasojë e temperaturave të larta, ku aktualisht po përballet me zjarrin në Parkun Kombëtar të Bjeshkëve të Nemuna në Shtupeq të komunës së Pejës.

Në këtë incident janë të angazhuara me kapacitete të plota të gjitha Institucionet përgjegjëse, të cilat po koordinohen nga Qendra Operative e MPB-së. Në shuarjen e zjarreve janë të angazhuara: Ekipet e Zjarrfikësve, Policia e Kosovës, pjesëtarët e FSK-së, Autoritetet e Parkut dhe Ndërmarrjet Publike. Po ashtu për ndihmë në shuarjen e zjarreve nga ajri është angazhuar edhe KFOR-i.

Ministria e Punëve të Brendshme, ju bën apel të gjithë qytetarëve të Kosovës që të kenë kujdes që të mos jenë shkaktarë të ndezjeve të zjarreve.Ministria e Punëve të Brendshme është falënderuese për ekipet e zjarrfikësve që janë duke bërë maksimumin dhe gjitha ekipet tjera mbështetëse që kanë ndihmuar në shuarjen e zjarreve./GazetaSinjali

Read Previous

Moti për 5 ditët e ardhshme në Gjakovë

Read Next

Kurti: Shkelësit e ligjit nuk e kanë vendin në institucione