Dita e Përkujtimit të Holokaustit, Begaj: Krenar për vlerat e popullit shqiptar, duhet të reflektojmë

Në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, ne reflektojmë mbi miliona njerëz që u persekutuan dhe u zhdukën në një prej periudhave më të errëta të njerëzimit.

Kështu shprehet presidenti i vendit, Bajram Begaj, i cili nëpërmjet një postimi në median sociale Facebook shprehet krenar për vlerat e popullit shqiptar, i cili kurrë nuk bëri kompromis as edhe me jetën e tij në mbrojtjen e kauzës së humanizmit.

“Le të na shërbejnë historitë e tyre që të kundërshtojmë me vendosmëri urrejtjen, diskriminimin dhe çdo padrejtësi tjetër në dëm të njerëzimit”.

27 janari është Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit në Kujtim të Viktimave të Holokaustit.

Holokausti hebre filloi të përdorej pas Luftës së Dytë Botërore për t’iu referuar shfarosjes masive të miliona hebrenjve në Evropë nga regjimi nazist.

Sipas historianëve, rreth 6 milionë njerëz të fesë hebraike u vranë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Regjimi i Rudolf Hitler-it i referohej këtij procesi shfarosjeje si “zgjidhja përfundimtare e çështjes hebreje”.

Holokausti përfshiu një sistem të organizuar për të kryer këtë gjenocid, ku përfshiu kampet e shfarosjes (të tilla si Bergen-Belsen ose Auschwitz), dhomat e gazit dhe krematoriumet.

Me mbrojtjen ushtarake në Gjermani nga trupat aleate, mijëra të burgosur u gjetën në kampet e përqendrimit.

Më 27 janar 1945, forcat sovjetike ishin të parët që mbërritën në kampin e Auschwitz-it – më i madhi nga të gjithë.

Të burgosurit që i rezistuan masakrës u lanë të lirë, pas së cilës bota fitoi njohuri për mizoritë naziste. /Albanianpost.com

Read Previous

Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, Osmani: Sot kujtojmë miliona jetë të pafajshme të humbura

Read Next

Bislimi: Çdo trysni ndaj BQK-së lidhur me dinarin serb, është ndërhyrje në pavarësinë e këtij institucioni