Dita e Alfabetit është tashmë festë zyrtare në Shqipëri

Dita e Alfabetit, 22 nëntori, do të jetë tashmë ditë feste zyrtare në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë me dije ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili pas një mbledhjeje të Qeverisë tregoi se ishte marrë vendimi qeveritar për ta kthyer 22 nëntorit në festë kombëtare.

Sipas Hasanit, kjo ditë shënjon një ngjarje shumë të rëndësishme për shqiptarët, pasi reflektohet jo vetëm brenda kufijve të shtetit, por edhe në rajon e më gjerë, ku gjithë shqiptarët jetojnë.

Unifikimi nën një gjuhë zyrtare shqipe ka qenë ndër hapat më të mëdhenj të ndërmarrë, me qëllim arritjen faktike të një bashkimi kombëtar gjuhësor, i cili i lidh shpirtërisht dhe faktikisht edhe trojet shqiptare me shtetin mëmë.

Më parë, e kishte paralajmëruar edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, se një vendim i tillë mund të merrej, gjatë Samitit të Diasporës.

Ai bëri me dije më 23 nëntor se e kishte vënë në dijeni Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, që Dita e Alfabetit të njihej si festë kombëtare në Shqipëri, ashtu siç është edhe në Maqedoninë e Veriut.

Ai i kërkoi po ashtu presidentes Vjosa Osmani, që këtë t’ia propozonte edhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

“Me një sugjerim shumë të arsyeshëm të presidentit, dua ta kornizoj këtë fjalë edhe në funksion të frymës së këtij samiti por edhe në funksion të asaj që ka rëndësi të jemi bashkë të ndihmojmë njëri-tjetrin”, tha Rama asokohe. /Albanianpost.com

Read Previous

Presidentja Osmani pret në takim kryeministrin e Irlandës

Read Next

Kurti: Asociacioni nuk është prioritet për normalizim raportesh me Serbinë