Dita Botërore e Trashëgimisë Audiovizuale

Dita Botërore e Trashëgimisë Audiovizuale shënohet çdo 27 tetor.

Kjo datë u zgjodh nga UNESCO në vitin 2005 me qëllim ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e ruajtjes së dokumenteve audiovizuale.

Dita Botërore e Trashëgimisë Audiovizive (WDAH) është një përkujtim i miratimit, në vitin 1980 nga Konferenca e Përgjithshme e 21-të, e Rekomandimit për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Imazheve Lëvizëse.

Kjo ditë ofron një rast për të rritur ndërgjegjësimin e përgjithshëm për nevojën për të marrë masa urgjente dhe për të njohur rëndësinë e dokumenteve audiovizuale.

Dokumentet audiovizuale, si filmat, programet e radios dhe televizionit, janë trashëgimi e përbashkët dhe përfshijnë xhirimet e para të shekullit 20 dhe 21.

Ato ndihmojnë për të mbrojtur identitetin kulturor të njerëzve, por thesaret e panumërta të dokumentarëve janë zhdukur që nga shpikja e teknologjisë së imazheve dhe zërit që ndihmon njerëzit nëpër botë për të shfaqur më mirë eksperiencat e tyre, kreativitetin dhe njohuritë./KP/

Read Previous

Moti në Gjakovë

Read Next

Tetë vjet nga nënshkrimi i MSA-së me Bashkimin Evropian