Sot (21 prill) shënohet “Dita Botërore e Kreativitetit dhe Inovacionit”, duke rikujtuar krijimtaritë, falë të cilave ne kemi kushte më të mira për jetesë. Kjo ditë shënohet që nga viti 2001 në më shumë se 46 vende të botës.
Specialisti i krijimtarisë, Marci Segal, ishte ideator i kësaj dite, duke inkurajuar njerëzit që të përdorin krijimtarinë e tyre për ta bërë botën një vend më të mirë.
“Dita Botërore e Kreativitetit dhe Inovacionit”, inkurajon të gjithë njerëzit që të imagjinojnë një botë ndryshe, me zgjidhje të ndryshme.
Ndoshta ju mund të keni një ide të mirë, mbani një shënim, ndani ato me rrethin tuaj. Ndoshta nga ideja juaj mund të përfitojnë të gjithë. Vendosni idetë në lëvizje dhe shikoni se ku mund të arrijë krijimtaria juaj.
“Dita Botërore e Kreativitetit dhe Inovacionit” mund të jetë dita që ju të përcaktoheni për një rrugë krejtësisht të re!
/radiokfor.com