Dita Botërore e Kafshëve

Dita Botërore e Kafshëve festohet çdo vit në datën 4 tetor. Fillimet e saj i ka në vitin 1931 në Firence të Italisë, ku në një konventë të ekologjistëve të asaj kohe u vendos 4 tetori si dita botërore e kafshëve. Në këtë ditë në forma të ndryshme festohet jeta e kafshëve dhe ngjarje të veçanta planifikohen në të gjithë globin.

4 tetori u zgjodh si Dita Botërore e Kafshëve, pasi përkon me festën që festohet ndaj Shën Franceskos (Giovanni Francesco di Bernardone), i cili ishte një adhurues i natyrës dhe mbrojtës i kafshëve.

Në këtë ditë në forma të ndryshme festohet jeta e kafshëve dhe ngjarje të veçanta planifikohen në të gjithë globin.

Festimi i kësaj dite është një lëvizje për mirëqenien e kafshëve që vepron si një forcë globale për ta bërë botën një vend më të mirë për të gjitha kafshët./GazetaSinjali

Read Previous

15 të hospitalizuar për COVID-19 në Spitalin e Gjakovës

Read Next

Mësimdhënësit në fund të listës të vaksinuarve në Kosovë