Trump thotë se lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ‘dy javësh’, me ose pa marrëveshje
Kosova do të përfaqësohet nga 40 sportistë në sporte të ndryshëm në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Listës i prinë kampionia olimpike e xhudos, Distria Krasniqi, derisa xhudo është sporti që përfaqësohet me më së shumti sportistë nga Kosova, me gjithsej tetë.
Krahas Krasniqit, nga sporti më i suksesshëm në vend, janë edhe kampioni i Evropës 2021, Akil Gjakova, medalistja e bronztë e botës 2019, Loriana Kuka, nënkampionia e Evropës 2022, Laura Fazliu, kurse Nora Gjakova do të mungojë shkaku i dëmtimit.
Sportin e boksit do ta përfaqësojnë pesë garues, ku në mesin e tyre është edhe medalistja e bronztë e botës, Donjeta Sadiku.
Me pesë sportistë do të përfaqësohet edhe karate, ku listës i prinë Elhami Shabani, që së fundi fitoi medaljen e bronztë të Evropës, ndërsa nga mundja është vendi i shtatë në Lojërat Olimpike Tokio 2020, Egzon Shala.
Kampioni i Evropës për grupmoshën U-20, në hedhjen e gjyles, Muhamet Ramadani, përfaqëson atletikën bashkë me tre garues tjerë.
Në Oran do të përfaqësohen edhe sportet si: noti, taekëondo, shenjëtaria, pingpongu dhe gjimnastika me nga dy, kurse shigjetaria do të përfaqësohet me tre sportistë dhe badmintoni me një.
Kujtojmë që Lojërat Mesdhetare do të filllojnë me 25 qershor deri më 6 korrik dhe do të marrin pjesë 3390 sportistë nga 26 shtete të ndryshme të botës. /Albanianpost.com


