Presidenti i Empoli-t për Asllanin: E pamundur ta mbajmë në skuadër

MILAN, ITALY – MARCH 12: Kristjan Asllani of Empoli FC controls the ball during the Serie A match between AC Milan and Empoli FC at Stadio Giuseppe Meazza on March 12, 2022 in Milan, Italy. (Photo by Andrea Bruno Diodato/DeFodi Images via Getty Images)

Talenti shqiptar, Kristjan Asllani, ka zhvilluar një sezon shumë të mirë me skuadrën italiane, Empoli.

Megjithatë, e ardhmja e tij duket gjithnjë e më larg Empol-it dhe këtë e ka pranuar edhe vetë presidenti i klubit, Fabrizio Corsi.

Në prezantimin e trajnerit të ri, Paolo Zanetti, Crosi tha se për Asllanin ka interesim të madh të disa klubeve dhe do ta ketë të vështirë ta mbajë në skuadër.

“Për Asllanin kemi marrë shumë oferta nga klube të mëdha dhe do të jetë thuajse e pamundur ta mbajmë”.

“Duhet të mësohemi me idenë që atë dhe Vitin nuk do t’i kemi sezonin e ardhshëm në ekip. Jemi një ekip mesatar apo i vogël dhe sigurisht që futbollistë të caktuar nuk kemi mundësi t’i mbajmë gjatë”, u shpreh Corsi.

Për mesfushorin 20-vjeçar kanë shfaqur interesim tre klubet e mëdha italiane: Interi, Napoli dhe Milani.

Megjithatë, mediat italiane shkruajnë se Interi është favorit kryesor për blerjen e kartonit të tij, pasi kanë arritur një marrëveshje paraprake me futbollistin.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare debutoi vetëm këtë sezon në Serie A, por nga janari u shndërrua në një titullar të padiskutueshëm, duke dhuruar paraqitje mjaft cilësore para mbrojtjes.

Forma e tij e mirë ka bërë që Asllani të ftohet edhe te kombëtarja kuqezi, ku për herë të parë debutoi në miqësoren kundër Spanjës më 22 mars. /Albanianpost.com

Read Previous

Distria Krasniqi i prin listës prej 40 sportistëve për Lojërat Mesdhetare Oran 2022

Read Next

IKSHPK u bën thirrje qytetarëve: Kujdes me ushqimin gjatë verës