Disa të vdekur e të zhdukur pas përmbytjeve në SHBA

Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë rezultojnë ende të zhdukur pas përmbytjeve që goditën qytetin e San Antonios në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton BBC.

Stuhitë e forta të së mërkurës dhe së enjtes detyruan automjetet të dilnin nga rrugët, duke i shtyrë disa shoferë në një përrua.

Departamenti i Zjarrfikësve të San Antonios ka bërë të ditur se ekipet e shpëtimit ishin duke kërkuar për të paktën katër persona të zhdukur si rezultat i përmbytjeve.

Sipas zyrtarëve, bilanci i të vdekurve mund të ndryshojë dhe se përpjekjet e tyre të shpëtimit do të zgjasin për disa ditë.

Departamenti i zjarrfikësve ka dislokuar njësinë K9, si dhe ka kërkuar ndihmë shtesë nga një forcë kërkim-shpëtimi urbane në të gjithë shtetin.

Zyrtarët kanë kryer më shumë se 70 operacione shpëtimi në ujë deri të premten pasdite, sipas faqes së internetit të qytetit. Të paktën katër prej atyre që u shpëtuan nga autoritetet u dërguan menjëherë nëpër spitale për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

Read Previous

Tensionet në Los Angeles, Trump vë në sprovë themelet e shtetit demokratik

Read Next

Ekspertët shohin fundin e krizës në ekonominë gjermane