Disa raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit


Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje që janë raportuar, për sulm fizik e dhunë psikike.

Rastet e dhunës që janë lajmëruar në Polici janë në Podujevë, Suharekë, Pejë, Mitrovicë e Vushtrri.

Lexoni të plotë raportin e policisë:

Podujevë  31.01.2024 – 23:43.  Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Suharekë   26.01.2024 – 13:30.  Me 01.02.2024 është arrestuar i dyshuari kosovar që dyshohet se ka probleme psikike, nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur kishte ushtruar dhunë fizike, duke e goditur viktimën femër kosovare dhe kishte dëmtuar orenditë shtëpiake. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Pejë  01.02.2024 – 13:20. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.

Mitrovicë  01.02.2024 – 17:20. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.https://dfb61f79c49155e50dd014b9d3053cbd.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html

Vushtrri  01.02.2024 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti, e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, dhe ka ushtuar dhunë psikike ndaj saj. Viktima me dëshirën e saj është kthyer tek familja e saj, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Read Previous

Hyrja në fuqi e Rregullores së BQK-së – çfarë thanë nga Departamenti Amerikan i Shtetit e çfarë nga BE-ja?

Read Next

Superliga e basketbollit do të sjellë disa derbi në fundjavë